Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese vendos për ditën e vendimit për Vetting-un

Gjykata Kushtetuese vendos për ditën e vendimit për Vetting-un

Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë të hënën, ditën në të cilën do të vendosë përfundimisht për ligjin e vetting-ut. Pasi kanë marrë zyrtarisht nga Komisioni i Venecias opinionin e përkthyer pasditen e së premtes, gjyqtarët e Kushtetueses janë njoftuar që të hënën, në orën 10:00, të mblidhen për të vendosur datën që do të përcaktojnë fatin e ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

Ndonëse opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me pyetjet e ngritura nga Kushtetuesja ka disa ditë që është publikuar në faqen zyrtare të “Venecias”, vetëm dje anëtarët e kësaj gjykate kanë marrë në zotërim materialin.

Përkthyes të certifikuar nga Ministria e Drejtësisë kanë përkthyer edhe opinionin e ardhur nga “Venecia” për të bërë sa më të lehtë një vendimmarrje për të.

Ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, e cila i ka kërkuar asaj ta shpallë ligjin antikushtetues.

Share: