Kryeministri sot, shprehjen e tij të famshme “punë ka, por mungojnë profesionistët”, njoftoi se me gjithese jetojme në një kohë kur shifrat e papunësisë mbeten më të lartat në rajon, në zyrat e punës figurojnë 37 mijë vende të lira pune!
Rama nuk permendi aspak faktin se qindra mijëra qytetarë janë larguar në dy vitet e fundit për shkak të mungesës së një vendi pune dhe si pasojë e thellimit të varfërisë!
Harroi gjithashtu faktin se gazeta franceze Lë Monde shkruante një ditë më parë se shqiptarët mbajnë vendin e parë për kërkesat për azil në Francë.
Kryeministri nuk dha detaje se për ç’vende të lira pune bëhej fjalë, por sigurisht qe behet fakt per mundesi fiktive dhe aspak serioze, mjafoton ti referohesh shifrave zyrtare të INSTAT për papunësinë!
Kryeministri Rama vazhdoi edhe me vone te sjelle opinionin e tij qe shumica e atyre qe e degjoi nuk ndan, duke folur pa shifra per punesimin ne rritje, uljen e papunesise dhe arritjen e arsimit profesional te munguar deri ne momentin qe ai erdhi ne PUSHTET!