Home KRYESORE Kufiri me Malin e Zi, Mustafa: Liderët e opozitës, kauzë të rremë

Kufiri me Malin e Zi, Mustafa: Liderët e opozitës, kauzë të rremë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar krerët e opozitës për shtirje në prezantimin e pretendimeve të tyre sa i takon vijës së demarkacionit me Malin e Zi.

“Ata që trumbetonin dhe gati e dogjën Kosovën se po humbim mbi 8 mijë hektarë nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi, sot po dalin kundër matjes së territorit, sepse sipas tyre Kosova nuk ka kufij”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, rrjedhimisht shtrohet pyetja: si e matën ata Kosovën (pa kufij) për të akuzuar se po humb territor, nëse kjo matje nuk qenka e mundur të bëhet?

“Kosova i ka kufijtë e trashëguar, prandaj të ashtuquajturit ekspertë të gënjeshtrave dhe zëdhënës të kauzës së rremë politike janë sfiduar dhe janë zënë ngushtë me iniciativën për matjen e territorit të Kosovës. Këta po ia bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës!”, ka thënë Mustafa.

Share: