Home KRYESORE MUNGONTE VETEM KRISTI PANAJOTI!(Video)

MUNGONTE VETEM KRISTI PANAJOTI!(Video)

Nga Arben Abazaj

Sot Vlora, qytetaret e saj bene nje homazh proteste pergjate “lungo vrasjes” ne forme nderimi per jeten dhe apelit per shoqerine qe te reagoj e te mos hesht perballe papergjegjshmerise se institucioneve shteterore!

Si per rastesi ishin sot ne Vlore te gjithe, aktoret e jetes ne kete qytet, ishte kryeministri pergjegjesi kryesor i percmimit qe i behet jetes ne kete qytet. Ky kryeminister qe prej kater vitesh nuk i skuqet faqja nga mashtrimet qe behen per lungo vrasjen.

Ishte bashkia, kjo bashki anemike dhe e pacipe qe asnjehere nuk krijoi nje mardhenie normale me qytetaret e ketij qyteti, perkundrazi si mercenare partie po krijojne nje mardhenie meskine me qytetin dhe banoret e tij.

Ishin deputet te Vlores qe asnjehere nuk i degjuam te ngrene zerin per hallet e Vlores.

Ishin qytetaret, ata indiferentet e kafeneve qe sot derdhen lot per jeten e humbur. Ata qe si delet presin rradhen e egzekutimit nga kjo papergjeshmeri shteterore.

Ishin mediat, po ato media qe shpesh pertojne t’ja thone emrin ne ekranet e tyre fajtorit numer nje te kesaj vrasje: Shtetit!

Ishte madje edhe gropa ku dite me pare humbi jeten Kristi.

Ishine te gjithe ne Vlore, sepse Vlora sot ne ditet e zeza te saj ka vend per te gjithe edhe per qytetaret qe lotojne prej dhimbjes edhe per ahengjet e kryeministrit edhe per hipokrizine e deputeteve te saj edhe per cinizmin e bashkise se saj.

Mungonte vetem Kristi!

Share: