Ka degjeneruar sherri mes kumbarit të koalicionit PS – LSI, Leonard Kokës, vëllai i ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Disa ditë më parë Koka shpërndau SMS të shkëmbyera me ministrin, të cilat përmbanin edhe sharje të rënda të tij ndaj Bushatit. Një ditë më parë ministri i Jashtëm foli për këtë përplajes në emisioni Dritare të Rudina Xhungës, duke thënë se “nuk e njoh këtë njeri dhe nuk do ta njoh gjatë gjithë jetës sime”.
Sot Koka i është kundërpërgjigjur po rëndë. Nuk ia vlen për t’i dhënë përgjigje një njeriu si ky që shkon deri në Brazil për të provuar banane braziliane kur ka kastravecë në Shqipëri sa të duash” është shprehur Koka për gazetën Panorama. Disa javë më parë në parlament, ish –kryeministri Berisha tha se një ministër shqiptar është kapur në Brazil në një bordello burrash. /Lapsi.al