Home KRYESORE Fitoi Shoqëria Civile dhe Presidenti Nishani: JO, ligjit të Plehrave në Shqipëri!?

Fitoi Shoqëria Civile dhe Presidenti Nishani: JO, ligjit të Plehrave në Shqipëri!?

Në mënyrë dinake Qeveria nuk këmbënguli më për Ligjin e Plehrave, i cili u rrëzua me Dekretin e Presidentit të Republikës. Duke mos e rikthyer më për diskutim, këtë Ligj të shëmtuar dhe hipokrit në Kuvend, praktikisht përfundoi periudha kohore simbas Kushtetutës, që i jep të drejtë Kuvendit të drejtën për të rrëzuar Dekretin e Presidentit që e rrëzon këtë Ligj.

Ku mbetën tani lojrat e fjalëve të Eduart Shalësit dhe të tjerëve që u shndrruan për një periudhë në Avokatë të turpshëm të Mafias së Plehrave, simbas cilësimit të dikurshëm, vetëm 3 vite më parë, të vetë kryeministrit Rama?

Sigurisht në kazanin e plehrave. Frika për të parë edhe njëherë veten dhe emrat e tyre që të stolisin këto kazanë plehrash nëpër të gjithë Shqipërinë, dhe zgjedhjet që po afrohen, si edhe votat e munguara të Lsi dhe Pdiu, e zbythën Ramën, i cili është fshehur në deklarimet për këtë Cështje. Një zbythje që i bën mirë, edhe atij edhe sidomos shoqërisë shqiptare !

LSI-ja duket se mban pezull mazhorancën për ligjin e mbetjeve, ndërsa dekreti i Presidentit vazhdon të qëndrojë ende në sirtarët e Kuvendit. Ilir Meta tha sot se për ligjin e mbetjeve duhen studime, debate e kërkime.

“Shpesh herë edhe vendimarrjet kanë qenë edhe të nxituara jo vetëm për shkak ndonjëherë të vullnetit politik të jo shumë të përgjegjshëm të përmbajtur. Ne po vëmë re përsa i takon çështjes së mbetjeve që shpesh herë sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm është paraprirja e vendimarrjes nga studime nga debate nga kërkime”, tha Meta gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës.

I pranishëm ishte edhe kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, i cili nuk dha asnjë datë për shqyrtimin në Kuvend të dekretit të Presidentit.

Share: