Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj reperit Noizy. Ky i fundit është kthyer në një problem të vërtetë për Policinë Rrugore, për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së dokumenteve.’Shqiptarja.com’ shkruan se reperi i njohur është ndaluar për kontroll nga policia në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, ku rezultoi se këngëtari nuk ishte pajisur me leje drejtimi dhe kishte disa gjoba të papaguara.
Por, në momentin që efektivët i kanë dhënë urdhrin e shoqërimit në komisariat, Noizy është larguar me shpejtësi. Pas tij është vënë në ndjekje Policia e Durrësit, e cila e ka kapur pak kilometra larg ku edhe i ka sekuestruar makinën.
Pas kësaj, ai është mbajtur për gjashtë orë në komisariat, kurse procedimi penal vazhdon edhe pas lirimit.