Home KRYESORE Për pronën, vëllai qëllon me armë vëllain

Për pronën, vëllai qëllon me armë vëllain

Problemet e pronësisë kanë shkaktuar edhe një të plagosur në Vaun e Dejës në fshatin Kosmaç, ku autor është vëllai i të lënduarit.

Policia raporton qe A.Z 64 vjeç u plagos me armë zjarri nga vëllai i tij, 52-vjeçari Din Z., me banim në Vaun e Dejës. 64-vjeçari ka shkuar i plagosur në spitalin rajonal rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm.

Brenda një ore, nga hetimet e kryera policia zbuloi se autor ishte i vëllai, i cili u vu në pranga brenda një ore nga raportimi i ngjarjes. Me vone policia gjeti dhe sekuestroi armën.

Share: