Home KRYESORE Presidenti refuzon dorëheqjen, Renzi mbetet kryeminister i Italisë

Presidenti refuzon dorëheqjen, Renzi mbetet kryeminister i Italisë

Mediat italiane bejne me dije qe kryeministri i dorëhequr Matteo Renzi u largua nga “Quirinale” (presidenca) pas një bisede gati 30 minutëshe me kreun e shtetit italian.

Raportohet qe presidenti Mattarella i ka kërkuar me ngulm Renzit që ai të vazhdojë të qëndrojë kryeministër të paktën deri në miratimin e ligjit të buxhetit të shtetit i cili ka marrë votën e Dhomës së deputetëve dhe tashmë po diskutohet në Senat.

Thuhet se Mattarella nga pikepmaj ligjore i ka kërkuar Renzit ta “ngrijë” aktin e dorëheqjes të paktën për pak kohë për të evituar situata të pakëndshme.

Medita thone se Mattarella e takoi Renzin edhe në mëngjesin e së hënës në një bisedë informale dhe po të njëjtat burime informojne se Presidentit të vendit nuk i kishte pëlqyer ideja për ta shkarkuar barrën e humbjes te partitë që mbështetën “JO”- në në referendum.

Duket se Renzi nuk e ka formalizuar dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave në orët e pasdites. Ai u ka thënë anëtarëve të kabinetit se Presidenti i kishte kërkuar shmangien e kaosit. – raortojne po mediat italiane.

Share: