Home KRYESORE Shoqatat e gazetareve ne mbrojtje te gazetarit investigativ te Stop

Shoqatat e gazetareve ne mbrojtje te gazetarit investigativ te Stop

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Mediave Elektronike të Sjqipërisë dhe Këshilli I Medias shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë penale nga prokurorja Ida Ahmetlli, të gazetarit të emisionit Stop për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi denoncoi një akt korrupsioni më emisionin investigativ Stop në TV Klan.

Unioni I Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve solidarizohet me gazetarin investigativ dhe vlerësojnë se Prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë për një gazetar që denoncon publikisht një akt të qartë korrupsioni. Eshtë e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës.

Unioni I Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Cipa

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Armand Shullaku

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Ylli Rakipi

Shoqata e Mediave Elektronike të Shqipërisë, Aleksandër Frangaj

Këshilli i Medias Blendi Salaj, Koloreto Cukali

Share: