Nga Samet Zagradi
“Isha vetëm 14 vjec kur shpresat e mia u thyen, cdo gjë e imja përfundoi” :- shprehet Genta nga Dibra tashmë 23 vjecare me një jetë jo shumë të lehtë. Ishte pikërisht kjo moshë piknisja e një kalvari të gjatë dhimbjesh dhe vujtjesh. Teksa fillon të flasë për historine e saj ajo hesht e përhumbur.
E pëhumbur nën hijen e një mali gjigand që i vrau cdo shpresë. E tronditur dhe mosbesuese për atë cka asaj i ndodhi. E goditur fort nga grushti mentalitetit famkeq që e shtriu të pabesisht ne tokë. E dërmuar rëndë dhe e pafuqishme të ngrihej sërish. Tentativa për ringritje dështon në momentin kur në mendjen e saj shfaqet cdo gjë që asaj i është mohuar.
Ajo tashmë humbi gjithcka. Shpresa për një të ardhme më të mirë largohet dhimbshëm derisa humbet tërësisht në horizontin e pafund. Bankat e shkollës,për të tashmë ishin vetem një pluhur kujtimesh të bukura,që sa hap e mbyll sytë u zhduken. Shoqeria për të nuk egzistonte më. Endërat ndërpriten në mes,pikërisht në momentin kur ajo ëndërronte kaq shumë.
“Ishte ditë e premte dhe unë si gjithmonë vija nga shkolla në orën 2:30. Pashë qe në shtepinë time erdhën njerëz. U gëzova në fillim por ky ishte gëzim momenti sepse pikërisht ky ishte gëzimi im i fundit. Në atë cast mora vesht lajmin që qe nuk doja kurrë ta merrja .
Tashmë unë isha nusja e tyre. Babai më kishtë fejuar pa më pyetur,duke menduar që ky rast ishte shpëtimi nga varfëria që kishim” :- tregon ajo teksa në sytë e saj të përhumbur dukej qartë vuajtja. Sytë janë pasqyra e shpirtit që shpeshherë e tradhëtonin Gentën,duke qenë se ajo ndonjëherë mundohej të fshihte dhmbjen e kaluar. Tashmë miqtë për të nuk egzistonin. Ato nuk do të jenë më shoqëruesitt e saj në momente të bukura dhe jo vetëm.
Ajo tashmë i braktisi,jo për fajin e saj. Në të qindën e sekondit kishte harruar cdo gjë që kishte kaluar me ta. Genta I kujton me trishtim ato ditë. – “Në shkollë nuk shkova më si një vajzë e thjeshtë,por e turpëruar nga të gjithë. Rrija e vecuar,sepse i fejuari ishte xheloz. Cdo ditë qaja,cdo ditë mbyllesha në dhomë pa u rënë në sy prindërve.
U distancova nga cdo gjë,u mbylla në vetëvete,rashë ndjeshëm nga mësimet sepse pa e kuptuar as vetë kisha hyrë në një tunel që se dija ku me conte. Erdhi dita e dasmës,dhe 15 vjec vesha për herë të parë fustanin e bardhë. Ditët e para të marteses ishin të mira,javët po ashtu,madje edhe viti i parë kaloi mirë. Por pas përvjetorit të parë të martesës askush nuk më donte në atë shtëpi. Landi,bashkëshorti emigroi jashtë në itali. Prindërve u kisha harruar fytyrën. Isha vetëm 16 vjec dhe nuk isha perfekte,këtë e di. Bëja gabime sepse isha fëmijë. Nuk isha e pjekur” :- mundohet te justfikohet Genta nderkohë që dukej sikur donte të mbulontë me mëngën e bluzes shenjat që ajo i bëri vetes .Kur askush nuk i vinte në ndihmë,zgjidhja e vetme ishte te kryente aktin makabër të vetevrasjes.
“Tentova të pija ilace,të prisja,damarët që të shpëtonit të gjithë. Të shpëtoja dhe unë,sepse askush nuk po kuptonte që unë po vuaja. Nuk e doja me jetën” :- flet e penduar për veprimin ajo. “Komshinjte më gjetën pa ndjenja dhe pas 2 ditësh e kam parë veten ne spital”. Vuajtjet e saj sapo kishin filluar, sepse përvec mungesës së harmonisë, dashurisë se munguar, fyerjeve,mallit për familjarët duhet ti shpikej dhe një sëmundjë.
Askush nuk ë besonte që ajo ishte me të vërtetë sëmurë,sepse askush nuk do ja dinte për të. As bashkëshorti. Ashtu e sëmurë,e vetme udhëtoi drejt Italisë ku mësoi lajmin të cilit nuk do ja deshironte asnjë femre ne botë. Ajo tashme nuk do te mundet të behej më kurrë nënë,sepse një sëmundjë e rrëzikshme u shfaq në zonen e mitrës. Ajo duhet me patjetër te operohej për të shpëtuar jetën e saj. Ditën e operimit askush nuk I ndodhej pranë,pervec disa priftërinjve të një kishe.
E vetme midis vetmisë. Mes shumë sakrificave Genta kthehet sërish në Dibër,por këtë rradhë i vetmi shpëtim nga kjo gjendje do ishte të adoptonte një fëmijë,që sdo ketë fatin kurrë ta mbajë në krahët e saj. Kjo gjë u kundërshtua fuqishëm nga familja e bashkëshortit sepe nuk pranonin që ne shtëpine e djalit të tyre te vije nje fëmijë jo i tij. “Ishte periudha që me të vërtetë doja të kisha një fëmijë ne krahët e mi,pas lajmit të tmerrshëm që sdo bëhesha më nënë” :- këtë rradhë Genta shpërthen në lotë Cdo femër kërkon të kete në krahët e saj një ëngjëll.
Kaloi 5 vite torturë në atë familje,dhë stresi u bë shkaktar i sëmundjes së rëndë. Shkatkrar i ndrërprerjes së shpresës për ë pasur një fëmijë. Tashmë prindërit e saj kuptojnë që jeta e saj tashmë është shkatërruar. “Një natë vonë një debat i madh ndodhi në shtëpinë e Landit, dhe si gjithmonë shkak ishte ai fëmijë. Të gjithë ishin kundër,të gjithë mu kunërviheshin duke ma bërë më të pamundur qëndrimin në këtë shtëpi. Babi im kishte ardhur tashmë,por këtë rradhë jo për të më parë port ë më mërrte pergjithnjë” :-thote 23 vjecarja
Babai i saj ndihet fajtor tashmë,për këtë cfarë i bëri bijës së saj. Të drejtat e saj u fundosën përgjithmone kur në një moshë fare fëmijërore, fanatikët të babëzitur nga padituria i vedosin vulën fatit te saj. E sapo dala nga bankat e shkollës 8 vjecare, e fejojnë më detyrim ,pa deshiren dhe logjiken e saj. Fundosin ëndërat,dëshirat dhe cdo gjë tjetër që një fëmijë mund të ketë. Fundosin vete bijën e tyre. Fundosin fatin e saj.
Fundosin dhe shpresën e tyre për të parë fëmijën e tyre të lumtur,sepse lumtura për të tashme vdiq bashkë me shpresat dhe lumturinë e saj. Zgjedhja e tyre, nuk është gjë tjetër vecse një zgjidhje momentale e problemit të paragjykimit. Paragjykim ky që bëhet akoma më I madh,me pasoja e parikuperueshme që mund të ketë një martesë e hershme. Pasojat vijnë në kronologjinë e tyre,deri në shkatërrimin e jetës së të gjithë familjes.
Pasoja te parikuperueshme,te cilat vijne nga mentaliteti,frika e fjalëve te botës. Tashmë të gjithë janë penduar,edhe prinderit që dikure ishin produkt i trazhgimise aspak te dëahiruar te mentalitetit tashmë janë bërë liberal dhe mendime pernedimore. Tashmë motrat dhe vëllezërit tjerë trajtohen ndryshe. Tashmë pendimi behet pjesë e të gjithve.
SHENIM…(PERSONAZHET NUK JANE ME EMER TE VERTETE)