Home KRYESORE VIDEO/ “Qaje moj Minushe vajzërinë”, Sadri Abazi ‘tërbohet’ me gratë socialiste të...

VIDEO/ “Qaje moj Minushe vajzërinë”, Sadri Abazi ‘tërbohet’ me gratë socialiste të Kamzës

“Qaje moj Minushe vajzërinë” është kënga që me plot gojë mund të thuhet se e ka “tërbuar” deputetin socialist të Dibrës, Sadri Abazi në pritjen e organizuar nga dega e PS-së në Kamëz me rastin e festave të fundvitit.

Nga një video që “BalkanWeb” ka siguruar nga kjo festë, shihet qartësisht deputeti Abazi teksa hyn me vrap në valle dhe kërcen këngën e tij të preferuar, mes dy grave socialiste.

Siç dëgjohet nga pamjet, teksa heq vallen, deputeti i PS-së bërtet disa herë me të madhe “hajde, opaaa, opaaa” nga entuziasmi i madh që i ka shkaktuar kënga “Qaje moj Minushe vajzërinë”.
I çlirët, pa kostum e kollare, Sadri Abazi nuk është mjaftuar me kaq. Edhe pse verior me origjinë, këngët e Jugut duket se janë ndër më të preferuarat e tij.

Pas “Minushes” dhe me të bërtiturat entuziaste “hajde, opaa”, deputeti i PS nuk e ka ndalur vallen por ka kërcyer me socialistet e Kamzës edhe këngën “Moj Sarandë, moj Delvinë, sa të mira moj që të vijnë”, raporton “BalkanWeb”.
Dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të pranishmit në festë të lenë për një moment pjatat me gatime tradicionale e të çohen të gjithë në valle me Sadri Abazin që me kërcimin e tij e ndezi edhe më shumë atmosferën.

Share: