Home KRYESORE Video/Personi që qëlloi me armë ambasadorin rus në Turqi bërtiti “Aleppo”

Video/Personi që qëlloi me armë ambasadorin rus në Turqi bërtiti “Aleppo”

Dalin të tjera detaje nga sulmi me armë në Ankara kundër ambasadorit rus. Sipas The Guardian, autori i sulmit ka hyrë në ndërtesë duke thënë se ishte oficer i policisë turke, ndërsa kur qëlloi diplomatin rus bërtiti “Aleppo”.

Andrei Karlov u qëllua teksa mbante një fjalim në një galeri arti me emrin “Rusia në sytë e turqve”. Atentati është konfirmuar edhe nga ambasada ruse në Turqi, ndërkohë mediat turke publikojnë foto të personit që qëlloi me armë.

Fillimisht ai iu afrua ambasadorit dhe i zgjati dorën për ta përshëndetur, ndërsa më pas e qëlloi me armë. Bashkë me ambasadorin pati edhe të tjerë të plagosur. Mediat thone qe atentati eshte realizuar ne shenje hakmarrja ndaj asaj qe po ndodh ne Siri dhe vecanerisht ne Aleppo ku Russia ka nje rol te madh geopolitik.

Media

Share: