Home KRYESORE Blushi: Ja pse u bashkova me Dulen, Patozin, Ndokën e Dukën

Blushi: Ja pse u bashkova me Dulen, Patozin, Ndokën e Dukën

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi është një nga 7 deputetët që ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për disa çështje të rëndësishme, duke nisur nga procesi i integrimit.

Në News 24, Blushi ka sqaruar edhe arsyet se përse është kërkuar kjo interpelancë si dhe ‘aleancën’ me Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Astrit Patozin, Agron Dukën dhe Nard Ndokën.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente sot me kryeministrin pikërisht për arsye të bllokimit të integrimit, të hapjes së negociatave me BE. Për mua nuk ishte e papritur. Jemi 7 deputetë, procedura ishte e tillë.

Për interpelanca, seanca kërkonte të ishin 7 deputetë që të firmosnin. Përgjigje nuk kemi ende, pavarësisht se është detyruese që qeveria të përgjigjet për interpelancë. U shty hapja e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria është një vend që nuk mori datë. Çka e shtyn hapjen e negociatave në një datë të panjohur.

Kemi parasysh që viti i ardhshëm është një vit i ngarkuar. Në Shqipëri ka zgjedhje”, tha Blushi duke shtuar edhe problemet me të cilat përballet vetë Europa.

Share: