BE ka trefishuar ndihmën ndaj Shqipërisë por tashmë investimet duhet të përqëndrohen te nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror.
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë një aktiviteti për Shoqërinë Civile u shpreh se do të investojnë për median dhe lirinë e mendimit.
“Duhet të reflektojmë që shoqëria civile të ketë hapësirën e saj. Ligji për vullnetarizmin dhe shoqërinë civile janë shumë të rëndësishme.
Do investojmë tek nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror. E treta do të investojmë në krijimin e zyrave të BE në çdo bashki. Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm dhe zëri i qytetarëve duhet të ndihet më shumë. Qytetarët duhet të përfshihen në cdo ndryshim që vendi po kalon”, tha ajo.