Mert Atlintas, vrasësi i ambasadorit rus në Turqi, mësohet se është pjesë e partisë në pushtet AKP, transmeton “Zeri.info”.
Në bazë të disa shpërndarjeve që janë bërë nëpër rrjetet e ndryshme sociale, na del se Mert Atlintas, eshte vullnetar i IHH-së.
Siç është bërë tashmë e ditur, Mert Atlintas ishte polic. Mirëpo, vlen të theksohet se pas vitit 2014 të gjithë ata policë që janë pranuar në njësinë speciale janë marrë 100% me referencën e AKP-së, partisë aktuale në pushtet. Sipas disa të dhënave vrasësi është stimuluar nga IHH.
Në bazë të disa fotografive që janë postuar nëpër rrjete sociale, Mert Atlintas ka qenë pjesë e aktiviteteve të partisë në pushtet AKP, dhe se në vitin 2014 në dhjetor të atij viti, ka qenë me detyrë në Konja në vizitën e Erdoganit.
Po ashtu edhe më 1 shkurt kishte qenë me detyrë, po në këtë ditë kur Erdogani kishte vizituar qytetin Bursa, transmeton “Zeri.info”.
Po ashtu edhe gazetat e afërta me Erdoganit, vrasësin e ambasadorit rus, e quajtën si “shehid” (dëshmor), në veçanti gazeta “Yeni Akit”. /zeriInfo