Home KRYESORE Avari në avionin ku udhëtonte Rama, shtyhet nisja per Tirane

Avari në avionin ku udhëtonte Rama, shtyhet nisja per Tirane

Një avari në avionin e linjës Singapor­Frankfurt ka sjellë ndërprerjen e udhëtimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në drejtim të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë ishte për një vizitë dy ditore në vendin aziatik, i shoqëruar nga një delegacion në përbërje të të cilit ndodheshin ministra dhe përfaqësues të biznesit.

Kësisoj, i gjithë delegacioni, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit të kompanisë gjermane, Lufthansa.

Avioni duhej të nisur nga pista e aeroportit rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar. Udhëtimi ishte parashikuar të nisej nga aeroporti “Changai” në 23:55 me orën lokale në Singapor, 16:55 me orën në Shqipëri.

Share: