Berlini do ta mbështesë gjerësisht zgjerimin e video-mbikëqyrjes në vende publike. Ky është rezultati i një studimi të kohëve të fundit të kryer nga instituti hulumtues Forsa kryer në emër të Berliner Zeitung.
80 për qind e qytetarëve do të donin për arsye sigurie më shumë kamera në stacionet dhe në vende publike. Në të gjitha grupmoshat, shumica është e qartë dhe nga përkrahës të të gjitha palëve.
Kjo vlen edhe për partnerët e koalicionit qeverisës të cilët kanë zgjedhur pas sulmit në tregune krishtlindjes një zgjerim shumë të kufizuar të mbikëqyrjes. Më skeptikë janë të majtët, por edhe ata janë 57% pro.
Megjithatë, studimi ka një surprizë: Vetëm 42 për qind thonë se kamerat e shtuara e kanë përmirësuar sensin e tyre të sigurisë.
Ky opinion ka të ngjarë të jetë ndikuar nga dhuna në stacionet nëntokësore ku ka pasur gjithmonë mbikëqyrje me kamera. Episodi i fundit ndodhi të premten në mbrëmje kur tre të rinj u sulmuan në nëj stacion metroje nga nëj grup i panjohur.
Natyrisht, të anketuarit dëshirojnë të paktën mundësinë e ndjekjes penale të shkelësve. Për të parandaluar sulmet, ata besojnë te policia. 64 për qind thonë se ndjehen të sigurt në vendet publike, me një prani të fortë të policisë.