Home KRYESORE Deputeti i perhere lekundur Socialist: “Më mirë me PD se sa me...

Deputeti i perhere lekundur Socialist: “Më mirë me PD se sa me LSI në koalicion”

Marrëdhënia PS-LSI nuk po përjeton momentet më të mira. Kjo pasi ditët e fundit zyrtarë të lartë nga radhët e LSI kanë bërë kritika të hapur për mënyrën e qeverisjes së disa ministrave të PS.

Nga ana tjetër, ditën e sotme është shtuar një tjetër zë që kërkon ndarjen e Partisë Socialiste nga LSI.

Bëhet fjalë për, Vladimir Kostën, deputetin e Gjirokastrës i cili ka “shpërthyer” në lum kritikash për kolegun e LSI, Vangjel Tavo.

Duket se përçarja PS-LSI sa vjen e thellohet. Një tjetër zë i shtohet atyre të Partisë Socialiste që kërkojnë ndarjen nga LSI, duke e cilësuar atë si “beun arrogant të Gjirokastrës.”

“Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.”- shkruan Kosta në deklaratën e tij.

Sipas tij vazhdimësia e koalicionit është bërë e pamundur dhe për këtë duhet të ndahen menjëherë.

“Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.”- përfundoi ai.

Kosta123

Share: