Home KRYESORE ShBA dhe NATO ne sinkron ndaj Kosoves

ShBA dhe NATO ne sinkron ndaj Kosoves

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Brenda nje periudhe te shkurter Presidenti i ShBA, Donald Trump u deklarua qartesisht se do mbeshtese Kosoven. Kjo deklarate u jep pergjigje pa ekuivok gjitha pyetjeve dhe dilemave te hedhura nga media nderkombetare lidhur me politiken e jashtme te ShBA nen udheheqjen e Presidentit Trump ne Ballkan.

Ne te njejten kohe, Sekretari i Pergjithshem i NATO beri me dije publikisht se me 3 shkurt 2017 do beje nje vizite zyrtare ne Kosove. Aleanca e Atlantikut eshte shprehur se do mbeshtese Kosoven, pavaresine dhe integritetin territorial te saj prej cdo kercenimi nga jashte.

Kemi keshtu nje sinkron te plote midis ShBA dhe NATO lidhur me Kosoven. Ky sinkron deshmon per vazhdimesine e palekundur te ketyre Aleateve te medhenj te Kosoves pavaresisht ndryshimeve politike ne ShBA dhe ne mjedisin politik nderkombetar.

Kesaj mbeshtetje te pandryshuar te ShBA dhe NATO ndaj Kosoves, institucionet e Kosoves lypet t’i pergjigjen me masa dhe veprime konkrete. Eshte me rendesi nje reagim i shpejte dhe i fuqishem i Shtetit te Kosoves ndaj Aleateve te medhenj Perendimor.

Nder masat dhe veprimet qe nevojiten te ndermerren nga Kosova jane:

1.Pergatitja e shpejte dhe serioze per krijimin e Forcave te Armatosura te Kosoves. Ky hap ploteson teresine institucionale te Shtetit te Kosoves per mbrojtjen e pavaresise, sovranitetit dhe integritetit territorial nga cdo kercenim nga jashte. Kjo mase duhet bere ne bashkepunim me KFOR, qe te ecet ne menyre komplementare. Pra qe cdo reduktim i trupave te KFOR te plotesohet me kapacitete ushtarake nga Forcat e Armatosura te Kosoves. Asnje vakum nuk duhet lejuar ne kete proces.

2.Institucionet e Kosoves nevojitet te perpilojne nje dokument te ri strategjik kombetar. Ky dokument duhet te marre ne konsiderate fazen e re te zhvillimeve ne Shtetin e Kosoves, teresine e politikave qe duhet te ndiqen, qellimin e avancuar, objektivat afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate, prioritetet sipas fushave, masat qe nevojiten te merren, plani i veprimit, shtrirjet kohore si dhe burimet njerezore dhe financiare. Eshte koha qe t’i jepet fund retorikes politike boshe, folklorizmave dhe diletantizmit ne krye te Shtetit te Kosoves.

3. Shteti i Kosoves nevojitet te rishikoje dhe te riformatoje procesin e negociatave me Serbine me ndermjetesimin e BE. Ne kete aspekt Kosova duhet te kerkoje nga BE te garantoje zbatimin e marreveshjeve te firmosura midis Kosoves dhe Serbise. Mos zbatimi i ketyre marreveshjeve eshte pika me e dobet e procesit te normalizimit te marredhenieve Kosove-Serbi. Ketu ka pergjegjesine kryesore Serbia, por edhe BE si ndermjetesues dhe garantues i ketyre marreveshjeve.

Nga pala e Kosoves nevojitet nje strategji e re negocimi me Serbine ne kete faze finale. Kerkohet te dinamizohen prioritetet, te perfeksionohen taktikat dhe teknikat e negocimit, te riformatohet ekipi negociator me me shume perfaqesim legjitim, transparent, te pergjegjshem dhe gjitheperfshires.

4. Ne aspektin e politikes se jashtme, te diplomacise dhe te sigurise Kosova dhe Shqiperia duhet te unifikojne politikat ndermjet tyre. Ky unifikim eshte i dobishem, i arsyeshem dhe plotesisht i drejte sepse eshte ne sherbim te paqes, stabilitetit, demokracise dhe integrimit Euro-Atlantik te Ballkanit Perendimor.

Dores se shtrire te ShBA dhe NATO ne mbeshtetje pa ekuivok te Kosoves, udheheqja e kesaj te fundit duhet t’i pergjigjet me strategji, masa dhe veprime te reja. Eshte momenti qe Shteti i Kosoves te demonstroje me shume aftesi dhe te marre me shume pergjegjesi perballe Aleateve Perendimore, ShBA dhe NATO. Fuqizimi i bashkepunimit te Kosoves me Shqiperine eshte pikerisht ne kete konktekst.

Share: