Home KRYESORE Dosja e Balilit, Berisha zbulon intrigat e Ramës kundër Metës

Dosja e Balilit, Berisha zbulon intrigat e Ramës kundër Metës

Ish-kryeministri Berisha nuk ka qëndruar i heshtur për zhvillimet e fundit brenda koalicionit qeveritar. Përmes një postimi të gjatë në faqen e tij në Facebook, ai komenton raportet mes Ramës dhe Metës lidhur me çështjen e Kelmend Balilit.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të sulmojë më drogë deputetët e LSI-së. Lexoni më poshtë komentin e plotë të ish-kryeministrit.

Rama urdheron Saje Qorrin te sulmohen me droge deputet e LSI!

Vasili mbledh me urgjence grupin parlamentar te LSI!

Te dashur miq, mediat informojne se kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka mbledhur me urgjence grupin e tij parlamentar me kerkesen me te çuditshme qe njeriu mund te degjoje ne historine e nje mazhorance parlamentare. Ai iu ka kerkuar me urgjence deputeteve te LSI, pjese e mazhorances qeverisese, te kene kujdes me makinat se policia do ju vendose droge, nderkohe qe me ligj policia nuk kontrollon makinen e deputetit.

Keshtu qe duhet pranuar se, ose Petrit Vasili vuan nga mani e tmerrshme e persekutimit, shenja qe ai nuk i ka shfaqur kurre, ose Edi Rama do me çdo kusht te lidhe Ilir Meten dhe LSI me drogen.

Ky vendim in ekstremis i Edi Rames eshte paraprire nga perpjekjet e tij te jashtezakonshme per t’i faturuar Ilir Metes, Eskobarin e Ballkanit. Muaj me pare sapo doli emri i Eskobarit, Rama jo vetem perhapi fotot e inaugurimit te Santa Quaranta ku ishte i pranishem Ilir Meta por ai informoi trupin diplomatik dhe mediat se Klement Balili, sipas te dhenave te sigurta te policise mbrohet nga Ilir Meta madje edhe fshihet prej tij, cka veshtiresin dhe ben pothuaj te pamundur arrestimin e tij. Por shpejt, ky variant i mbijeteses se Balilit te fshehur nga Meta, ju kthye Rames ne bumerang.

Kjo sepse ne rast se Meta pengonte arrestimin e Balilit do te thote qe Rama per hir te qeverisjes nuk arrestonte Balilin, keshtu qe aleanca ishte e tera ne kurriz te Balilit. Pervec kesaj, Meta vet nuk kishte asnje fuqi ekzekutive mbi policine as ta pengonte dhe as ta urdheronte, keshtu qe ishte e qarte se Balili mbrohej direkt nga Edi Rama per te akuzuar Meten ose per te ndare me te vet dhe familjaret e tij milionat e eurove te krimit.

Shtoj ketu se, per te lare duart me arrestimin e Balilit, muajin e fundit, Rama me Fugen e tij hapi llafin se ai ia ka besuar FBI-se arrestimin e Eskobarit, duke menduar se u çlirua nga akuzat qe rendonin mbi te per mos arrestimin e tij.

Levizja e fundit e Metes per t’i kerkuar presidentit te Republikes mbledhjen e Keshilli te Sigurise Kombetare, sado qe kishte edhe qellime personale, ishte plotesisht e justifikuar, pasi Eskobari i Ballkanit, i bere problem nderkombetar, jo qe nuk po arrestohej por perkundrazi po perdorej per alibira dhe qellime politike dhe leshonte nje hije te zeze mbi vendin tone.

Me kete rast pershendes vendimin e presidentit per te thirrur per here te dyte Keshillin e Sigurise Kombetare per shkak te shnderrimit te Shqiperise ne Kolumbi te Europes. Dhe natyrisht, thirrja heren e dyte per qendrimin e qeverise ndaj Klement Balilit, i shpallur nga agjensite nderkombetare te luftes kunder droges si Eskobari jo i Shqiperise por i Ballkanit eshte plotesisht e domosdoshme.

Ne keto kushte, ne nje akt hakmarrje te verber, kreu i qeverise/ i drejtesise/ i policise, Edi Rama ka urdheruar ne nje akt ekstrem policine per vendosje droge ne makinat e deputeteve te LSI, anetare te mazhorances se qelbesirave!

Te gjitha keto deshmojne kurthe, intriga, sulme, banale, vulgare, nderqeveritare te mazhorances se aleances se qelbesirave, por deshmojne para se gjithash se mbi cfare amoraliteti ekstrem qendron qeverisja e ketij vendi anetar i NATO-s dhe kandidat per anetar i BE! sb

Share: