Home KRYESORE Fotoja e “ushtarëve me shqiponjë”, një lojë e shërbimeve greke?

Fotoja e “ushtarëve me shqiponjë”, një lojë e shërbimeve greke?

Fotografia e disa pjesëtarëve të ushtrisë greke duke bërë shenjën e shqiponjës me duar është kthyer në një temë të nxehtë debatesh.

Janë të shumtë ata që i përgëzojnë ushtarët e panjohur, për të cilët u deklarua se kanë origjinë shqiptare. Por një burim ushtarak që dëshiron të mbetet anonim i tha Ditës se ka të dhëna që fotoja e famshme të jetë një inskenim i shërbimeve greke.

Përfshirja e zyrtarëve të lartë grekë në komente direkte dhe vecanërisht zhurma e pazakontë rreth “fotos së tmerrshme” në mediat greke është në sinkron të plotë me lajme dhe reagime të ngjashme edhe në vende të tjera të rajonit.

Duket një strategji e koordinuar, për t’i nxjerrë shqiptarët ashtu sic nuk janë: nacionalistë të sëmurë, që kërkojnë të nxisin sherre në Ballkan.

Mesazhi që jepet është se: shqiptarët po ngacmojnë paqen në rajon; janë grindavecë e arrogantë, ata provokojnë, janë shkaktarë për atë që mund t’u ndodhë nesër.

Çdo dëmtim i interesave shqiptare në rrethana të tilla, duket si vetëmbrojtje. Reagimet e zjarrta naive në Shqipëri e ndihmojnë padashur këtë projektim.

Pavarësisht se mbetet i debatueshëm, versioni i burimit ushtarak në fjalë është i besueshëm për ata që e njohin Greqinë dhe në vecanti raportet e shqiptarëve që jetojnë atje me shoqërinë greke dhe institucionet.

Akte me frymë të tillë reaguese-nacionaliste nuk janë raportuar as në kushtet e përndjekjeve të rënda ndaj komunitetit shqiptar të atjeshëm, kur mund të ishin edhe të përligjura.

Ndaj veprime të tilla, aq më tepër brenda ushtrisë greke duken sot të dyshimta./dita.al

Share: