Home KRYESORE Metropoliti Malazez, “sulmon” nga Shkodra: Ushtaret Malazez ju mbrojten !

Metropoliti Malazez, “sulmon” nga Shkodra: Ushtaret Malazez ju mbrojten !

Kërcënimi i Amfilohije Radoviç që provokon për të disatën herë brenda kufijve shqiptar shkon edhe më tutje duke thënë se 8 mijë ushtarët malazez të vrarë në luftë ranë fli për shqiptarët. Metropiliti Radoviç nuk nguroi teksa shkoi edhe më tej duke thënë se shkodranët janë të afërmit e Malit të Zi ndërsa përmendi edhe Krajl Nikollën.

“Njerëz të vërtetë janë ata që e bëjnë veten fli për të afërmit e tyre, edhe krishti ka bërë fli veten për të gjithë njerëzimin. Këtu kanë qenë varrezat e 8 mijë ushtarëve malazez që kanë lënë jetën këtu në fillimin e shekullit XX. Kanë dhënë jetën e tyre për lirimin e Shkodrës nga pushtimet otomane dhe kanë dhënë jetën për lidhjet e popullit shqiptar me atë malazez.

Ata kanë rënë fli për të afërmit e tyre dhe në atë kohë kur dhanë jetën e tyre është formuar Shqipëria në 1912. Jemi lutur dhe do lutemi edhe për ata 400 martirë që kanë ardhur shekullin e kaluar nga amerika për të liruar këtë vend dhe kanë ardhur nga Amerika me thirrjen e Krajl Nikollës jo vetëm për të çliruar Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë por edhe të gjithë vendet nga okupatori austro-hungarez.

T’i kujtojmë edhe ato sepse është një fjalë e urtë popullore që thotë se populli që harron martirët e vet harron edhe të ardhmen e vet dhe mes tyre ka patur edhe amerikan që kanë dhënë jetën për lirinë e ballkanit dhe popujve të pushtuar. Të përmendim fjalët e Krishtit se nuk ka njeri më të madh se atë që bën fli veten për të afërmit e vet”. Sipas metropolitit Amfilohije Shkodra është e lidhur me Kishën ortodokse.

“Ne tani gjendemi në një qytet të vjetër që është Shkodra, një qytet që ka dëgjuar ungjillin që në shekullin e katërt ndoshta e dhe më përpara. Ky vend është i larë me gjakun e martirëve edhe më përpara edhe sot. Të përmendim një martir të madh të shekullit 17-18 që është Shën kozmai të cilin e ka varur pashai i Janinës sepse ka qenë i krishterë dhe ka folur për Ungjillin.

Kisha këtu në Shqipëri ka dhënë shumë martir që kanë rënë fli.në komunizëm. Shkodra është e lidhur edhe me historinë e kishës tonë ndërsa kishat ortodokse janë shkatërruar thuajse të gjitha”. Metropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radoviç kremtoi meshën në përkujtim të meshës së parë para 25 vitesh në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe ndërsa të gjitha deklaratat i bëri përpara besimtarëve shqiptar duke mos patur asnjë lloj reagimi edhe pse një pjesë ishin fyese dhe kërcënuese për shqiptarët./http://eetimes.al/

Share: