Nikollaq Neranxi në cilësinë e sipërmarrësit, por edhe si drejtues i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, ndërsa ka ndjekur me vëmendje ecurinë e ekonomisë gjate vitit 2016 ne revistën Monitor sjell optiken e tij për 2017 si vit elektoral dhe muajt e fundit te këtij koalicioni qeverisës – qe sic thotë Neranxi – duhet thënë se premtimet ekonomike, nuk arriti t’i mbajë.
“Mirë është t’ia kujtojmë premtimet çdo qeverie, sepse ata marrin votat pikërisht prej atyre çfarë premtojnë. Pra rritja 5% e premtuar, nuk do të ndodhë as këtë vit. Duke i hedhur një sy buxhetit të vitit 2017, duket qartë që ai është buxheti i mbijetesës, jo “më i miri në të gjitha termat” siç e ka përcaktuar Ministri i Financave Ahmetaj.
Kur një qeveri shkurton shpenzimet publike, sidomos në vitin e fundit të qeverisjes së saj, kjo tregon se nuk po e mbyll me kokën lart këtë mandat.
Ia vlen të kujtojmë gjithashtu se 400 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 4 dollarë në ditë dhe mbi 200 mijë të tjerë kanë braktisur tashmë Shqipërinë. Këto shifra të frikshme të cilat tregojnë ritmet e varfërimit të popullsisë dhe të braktisjes së vendit, dëshmojnë se këtë shoqëri e ka kapur depresioni ekonomik.
Eshte e turpshme ta thuash, por shume prej këtyre me 4 dollarë ne dite, po presin ditën kur politikanet te vijnë qe t’ia blejne votën. Prandaj kur na rriten shitjet gjate fushatës, duhet te veme kujën, jo te gëzohemi, sepse demokracia e vendit është ne rrezik serioz dhe pasojat me pas janë katastrofike.
Per me shume detaje, se si e shoh unë ekonominë ne 2017, mund te lexoni intervistën time tek revista “Monitor”.” – shkruan Neranxi ne profilin e tij ne Facebook.