Home KRYESORE “NEW YORK TIMES” – Ekipi Tramp i Sigurisë Kombëtare e merr shtruar

“NEW YORK TIMES” – Ekipi Tramp i Sigurisë Kombëtare e merr shtruar

Administrata Obama i ka shkruar 275 letra informuese administatës së re Tramp: rreth 1.000 faqe materiale të klasifikuara për programin bërthamor të Koresë së Veriut, fushatën ushtarake kundër Shtetit Islamik, tensioneve në Detin e Kinës Jugore, si dhe çdo lloj problematike me të cilën mund të përballet ekipi i ri në javët e para në detyrë.

Askush në administratën e tanishme nuk e di nëse dikush në ekipin tjetër ka lexuar ndonëj gjë prej këtyre informacioneve.

Kur duhen edhe dy ditë para se Presidenti Obama të dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë dhe kodet bërthamore te presidenti i zgjedhur Donald Tramp, stafi i tranzicionit të zotit Tramp e ka mbledhur me shumë vonesë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në nivelet më të larta, edhe pse këshilltari i ri për sigurinë kombëtare, gjeneral-lejtnant Majkëll Flin, është takuar katër herë me homologen e tij Sjuzan Rajs, më së fundi të martën pasdite.

Por turbullirat kronike në ekipin e tranzicionit të zotit Tramp dhe vonesa në emërimin e anëtarëve të lartë të stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare e kanë privuar ekipin Tramp të jetë gati në disa nga çështjet më komplekse të sigurisë kombëtare me të cilat duhet të përballet.

Zonja Rajs thotë se ekipi i ri është vonuar shumë dhe tani po vrapon të kapë kohën e humbur. Ajo këmbënguli se ishte e bindur që administrata Tramp do ta ketë informacionin e nevojshëm në kohën kur Trampi të bëjë betimin.

Kontakti i parë me Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga ekipi Tramp ka ardhur në 22 nëntor, dy javë pas zgjedhjeve. Kjo vonesë u shkaktua nga ndryshimet në ekipin origjinal të tranzicionit pas një kontrolli të anëtarëve fillestarë për lidhje me lobimin e huaj. Disa anëtarë të administratës së re të sigurisë ende nuk e kanë marrë certifikatën e pastërtisë, çka do të thotë se nuk do të kenë qasje në informacionet e lëna nga Obama.

Share: