Home KRYESORE Tri të vërteta për nënat me lindje cezariane që të gjithë duhet...

Tri të vërteta për nënat me lindje cezariane që të gjithë duhet t’i dinë.

Të bëhesh nënë nuk është asnjëherë një detyrë e lehtë; ka të bëjë me shumë përgjegjësi, përpjekje, por edhe shpërblime të mëdha. Ja pse duam të inkurajojmë ato nëna që i kanë sjellë në jetë fëmijët përmes ndërhyrjes cezariane që të jenë krenare për shenjën e tyre të lumturisë. Kjo lloj ndërhyrjeje kërkon kurajë dhe forcë të madhe, dhe vetëm një grua dhe një nënë mund të përballet me një zgjedhje të tillë. Ja te të vërteta të cilat vetëm nënat që i janë nënshtruar prerjes cezariane i dinë.

  1. Ato përballojnë me guxim pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale

Mund të mendoni se ndërhyrja cezariane është një procedurë  e zakonshme, por ajo në fakt konsiderohet një operacion i vështirë. Dhe ashtu si ç’ndodh në çdo ndërhyrje kirurgjikale, prerja cezariane bart rreziqe si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Përveç kësaj, të afërmit apo bashkëshorti i nënës së ardhme e ka të pamundur të jetë në sallën e operacionit gjatë lindjes. Ato do të jenë vetëm, pa pasur mundësi të kenë mbështetje dhe të mbushura me pasiguri.

Nuk mund të ketë shembull më të mirë beteje se atëherë ku frika dhe vetmia luftojnë në brendësi kundër forcës, dëshirës, dhe dashurisë së pakushtëzuar që këto gra durojnë vetëm për të sjell në jetë atë fëmijë të bukur.

  1. Ato nuk e dinë nëse gjithçka ka shkuar siç duhet deri sa dalin nga salla e operimit

Në këto raste rreziku nuk përfundon me lindjen e fëmijës. Si në çdo operacion, mjekët nuk mund të përcaktojnë menjëherë nëse ndërhyrja ka qenë e suksesshme derisa të dalë anestezia.

Përveç kësaj, ka një detaj që pak njerëz e dinë. Gjatë një ndërhyrjeje cezariane, nëna është e vetëdijshme – ajo nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që ndodhin brenda saj. Është një ndjesi e pakëndshme, dhe në qoftë se nuk jeni vënë më parë në dijeni për këtë, ajo mund të jetë një përvojë traumatike. Pavarësisht kësaj, ato qëndrojnë më kokën lart, sepse ata e dinë se shpërblimi është i madh.

  1. Ato përballen me rikuperimin post-cezarian si heroina të vërteta

Kur një fëmijë lind, bota e një nëne sillet rreth tij në mënyrë fare të pakushtëzuar. Kjo kërkon predispozitë dhe përkushtim që ndonjëherë është rraskapitës. Imagjino të bësh gjithë këtë ndërsa ke dhimbje. Po, me shumë dhimbje dhe siklet, që është pjesë e pashmangshme e procesit të rimëkëmbjes pas operacionit.

Kjo i bën ato edhe më të forta, duke kaluar pragun e dhimbjes dhe duke zhvilluar një forcë të brendshme që është e krahasuar vetëm me forcën e një nënë.

S’ka rëndësi sa e vështirë është kjo; ato e bëjnë me buzëqeshje dhe të gjithë dashurinë e botës. Sepse çdo minutë e kaluar pa gjumë, çdo pelenë që ndërrojnë, çdo buzëqeshje dhe mundësi për të mbajtur atë dorë të vogël, për të ndjerë frymëmarrjen e tyre dhe aroma e mrekullueshme e të porsalindurit i justifikon të gjitha. Kjo është arsyeja pse ato janë në këtë botë; për t’i bërë të lumtur ato ‘zgjatime’ të tyre të vogla.

Ndaj duhet vlerësuar çdo njëra prej këtyre nënave që janë të shënjuara me një shenjë që i bën ato të mos harrojnë kurrë. Pra, të dashura nëna, mbarteni atë shenjë të bukur me krenari. Mos e fshihni, mos kini turp prej saj, sepse jo çdo grua e ka atë privilegj./S.M gazeta-Shqip.com

Share: