Ky është momenti kur dy terroristë të ISIS u vranë ngë policia në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Dy terroristët kishin me vete jelekë me eksplozive që kishin për qëllim të hidhnin vetën në erë për të shkaktuar viktima.
Beteja në rrugë filloi në orët e mëngjesit, në veri të Riadit.
Agjencitë e sigurisë kishin marrë informacion se një grup militantësh të ISIS po përgatisnin eksplozivë dhe kur policia u kërkoi të dorëzohen, ata nisën të qëllonin.
Policët u kundërpërgjigjën, duke i asgjësuar në një shkëmbim zjarri në mes të rrugës.
Përplasja u filmua nga një kamera amatore. /Lapsi.al