Home KRYESORE Vizita e Vucic ne Mitrovice, aneksimi i butë i veriut të Kosovës

Vizita e Vucic ne Mitrovice, aneksimi i butë i veriut të Kosovës

Kryeministri serb, Aleksander Vuciqit dhe shpura e tij e perbere prej gadi gjysmes se kabinetit te tij, neser  pritet te zbarkoj ne Mitrovice. Jemi ne prag te legjitimimit te aneksimit te bute te veriut te Republikes. Retorika dhe dogma institucionale nuk ben me pune.

Nga Dr Sadri Ramabaja

Ne planin global – referendumi per daljen e Britanise se Madhe nga BE-ja, pastaj zgjedhja e Donald Trump-it si president i SHBA, mizorite e vazhdueshme ne Siri, qe fale medias sociale ishin prezente ne cdo familje, deshmon per fillimin e shkermoqjes se sistemit liberal.

Ne keto rrethana, rikthimi i gjeopolitikes ne gadishullin Ilirik merr konotacione krejt te natyres tjeter ngasa kishte ne vitin 1999.

Pikerisht per kete Serbia po insiston qe ta beje akt te kryer aneksimin e veriut te Kosoves.

Shih per kete arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze ne dobi te Serbise, respektivisht bazuar ne fletearrestet e saj  dhe insistimi kembengules i Serbise per ekstradimin e tij ne Beograd, madje duke u thirre ne te drejten nderkombetare dhe vlerave te demokracise liberale, flet per arrogancen serbe ne raport me shqiptaret. Nderkaq  nderhyrja e hapur e Serbise ne veriun e Kosoves, sidomos tashti me leshimin e linjes hekurudhore Beograd – Mitrovice e veriut, duke e trajtuar ate segment te  hekurudhes se Ksosoves si pjese e teresise se sistemit hekurudhor te Serbise, megjithekete heshtja e Brukselit dhe e NATO-s, flet se jemi ne prag te legjitimimit te aneksimit te bute te veriut te Republikes.

Per fat te keq, keto simptome shperfaqin fillimin e deshtimit te sistemit.

Ka vite qe instrumentet e diplomacise se Brukselit aplikuar permes imponimit te dialogut asimetrik mes Prishtines dhe Beogradit,  po deshmonin se fundi do te ishte pikerisht ky: perligjia e aneksimit te bute te veriut te Kosoves!

Ky aneksim ne kete menyre po behet ne periudhen kur kriza politike, morale, ekonomike… ne Kosove ka mberritur kulmin. Institucionet e Republikes pothuajse jane inegzistente. Marionetat e katapultuara ne krye te Republikes, tashme nuk kane c`bejne tjeter, vetem t` i dalin ne pritje neser kryeministrit serb, Aleksander Vuciqit dhe shpures se tij te perbere prej gadi gjysmes se kabinetit te tij, qe pritet te zbarkoj ne Mitrovice.

Sfidimi qe i bene Kosoves dhe me kete Kombit shqiptar kryeministri serb me shpuren e tij, tejkalon permasat e sfides qe do te mund te interpretohej se i ben institucioneve te Republikes sone.

Si ne rastin e arrestimit te Ramush Haradinajt  edhe me aktin e zbarkimit neser ne Mitrovicen e veriut me shpuren e tij, Serbia shperfaq arrogancen e saj, por njekohesisht me kete veprim spektakuular tallet me nje komb te tere.

Rezultati nuk është dhe nuk mund te jete një vegim konstruktiv i se ardhmes, por në një model joefikas dhe destabilizues të menaxhimit të krizes se imponuar.

Nese Siria është ogur i dystopise globale, veriu i Republikes po behet de fakto Republika Serbska qe do t` i ngjase gjithnje e me shume Qipros turke. Ky eshte produkti i marrëveshjes se prillit 2013 dhe asaj te gushtit 2015, qe qene nenshkruar ne Bruksel nga krzeministri Thaci, respektivisht Mustafa, si dy marioneta te instsluara ne krze te Republikes.

Ne keto rrethana retorika dhe dogma institucionale nuk ben me pune. Pergjegjesia dhe morali publik politik kahere kane marre arratine. Ne castet qe po jetojme, vetem reagimi ghitheperfshires do te mund ta zmprapste Serbine.

Por fati ynë nuk duhet të jetë aq i zymtë. Në vend të dorezimit ndaj rendit te ri te liberalizmit te zi, pasi me sa duket, per kohe te gjate si shoqeri i ishim dorezuar si oreve te fatit dikur ne vitet nentedhjeta te shek. te kaluar, madje me shume zell, ne duhet të fillojmë të shikojmë për një qëllim të ri të përbashkët, i cili do te duhej t`na shërbente si një spirancë për një sistem të vërtetë per veprim nacional, duke siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Share: