Kreu i komisionit të Mediave në Kuvend, Genc Pollo së bashku me një grup deputetesh të opozitës kanë firmosur sot një kërkesë drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla për hetimin e pasurisë së kreut të AMA-s.
Kërkesa për Gentian Salën argumenton edhe faktin se kreu i AMA-s ka kryer paligjshmëri dhe parregullsi në lëshimin e licencave kundrejt televizioneve të ndryshme në vend.