Home KRYESORE Ambasadoret e SHBA dhe BE – Guvernatoret e Shqiperise ?!

Ambasadoret e SHBA dhe BE – Guvernatoret e Shqiperise ?!

Nga Zef Bushati

Kjo deklarate shokuese nga ish Presidenti i Republikes dhe ish Kryeministri Berisha me kujtoi nje moment kulmor nga konflikti midis Kroacise dhe Serbise. Putin deklaroi se askush nuk duhet te harroje faktin qe Serbia eshte shtet mik i Rusise. Menjere reagoi Kancelari Helmut Kohl duke kujtuar se Kroacia eshte shtet mik i Gjermanise. Dy udheheqesit rideklaruan marredheniet strategjike midis shteteve.

Po Shqiperia, po politikanet e larte shqiptare me cilin shtet kane marredhenie strategjike ? Me SHBA, Gjermanin, Turqine, Francen, Angline, Italine, Greqine, Austrine, Rusine, Kinen, Arabine ??? Me ke ? Marredhenie strategjike ne dipllomaci ka vetem me nje shtet.

Pastaj ka marredhenie bilaterale e multilaterale, marredhenie nderkufitare, rajonale, etj. Por strategjike me nje shtet. Po nese Shqiperia do te perfshihet ne nje konflikt cili shtet do ti dale ne krah per ti dhene ndihme e per ta mbrojtur ?

Po nese perfshihet ne nje krize te rende ekonomike kush e ndihmon. Askush ? Apo Enveri ” Ne edhe bar hajme e parimet nuk i shkelim ! ” Keto deklarata per ” Guvernatore “, per ” sovranitet ” , tingellojne shume arkaike ne realitetin e sotem dhe te kujtojne propaganden e kohes qe rrezuam.

Enveri propagandonte per ruajtje te sovranitetit por asnjehere nuk ndejti pa marredhenie strategjike, nje here me Jugosllavine e Titos e pastaj me Rusine dhe Kinen. Askush ne periudhen komuniste nuk e quante ” Guvernator ” ambasadorin e BRSS apo me vone te Kines.

Ne 26 vitet qe po jetojme shqiptaret e kane zgjedhur se me cilin shtet Shqiperia ka marredhenie strategjike. Ne minutat e para, ne oret e para, ne vitet e para te rrezimit te sistemit komunist, askush nuk e quajti ambasadorin Amerikan ne Shqiperi “Guvernator” dhe Sekretarin e Shteti Amerikan e priten me nje miting super madheshtor.

Kur Shqiperia u pranua antare ne NATO te gjithe brohoriten dhe falenderuan SHBA. Kur SHBA dhe NATO nderhyri ushtarakisht ne konfliktin Kosove Serbi shqiptaret falenderuan me mirenjohje. Sot politikanet e larte te PS e PD bejne gare per te bindur Shtepine e Bardhe se kush i do me shume….Por dashurine dhe mirnjohjen e sinqerte per SHBA dhe popullin amerikan e ka populli shqiptar kudo ku jeton ne trojet e veta ne Shqiperi, Kosove, etj.

Gabon rende cdo politikan me mosmirenjohjen e tij qe synon te cenoje keto marredhenie respekti, miqesie, e strategjike. Me mosmirenjohje e per interesa personale njeri e disa prej politikaneve i quajne “Guvernator” perfaqesuesit dhe Ambasadoret e SHBA dhe BE. Quajne “Guvernator” Ambasadorin e SHBA i cili si perfaqesues i shtetit mik te Shqiperise dhe shqiptareve, zbaton si nje dipllomat profesionist te gjitha udhezimet qe i vine nga Washingtoni e Departamenti i Shtetit, per te realizuar reformen ne drejtesi, per te luftuar korrupsionin ne sistemin gjyqësor.

Kjo politike me akuza “Guvernatoresh” e izolon Shqiperine dhe zhyt vendin tone ne varferi. Kjo politike ” Guvernatoresh” fsheh friken dhe panikun e atyre qe kane kryer mekate ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.

Share: