Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka folur sot për protestën e opozitës në një forum të një universiteti privat. Blushi është shprehur se protesta e PD-së duhet përgëzuar vetëm nëse arrin qëllimin e saj, pra zgjedhjet e lira.
Blushi është shprehur se është e pamundur që ai të hyjë në çadrën e Berishës.
“Nëse arrin rezultatet për zgjedhje të lira, protesta duhet përshëndetur, por unë nuk mund të hyjë në çadrën e Berishës”, tha ai.
Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të katërt dhe si kërkesa të djathtët kanë paraqitur zgjedhjet e lira dhe qeveri teknike.
Blushi ndërkohë nuk kishte reaguar për protestën e opozitës. Partia LIBRA është partia më e re që do të garojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kreu i saj Blushi u zgjodh me 95% të votave para disa ditësh.