Teksa kete te hene meteorologet thane se termometri kapi 20 grade, ditën e merkure ka mundesi per rrufe dhe parashikohen reshje lokale në të gjithë territorin, por probabiliteti më i lartë në zonat malore të Shkodrës.
Reshjet priten kryesisht në orët e mesditës, madje të shoqëruara edhe me rrufe (por edhe erë momentale të fortë dhe breshër). Reshje dëbore mbi 1.500 m.
DETAJET E TJERA
Reshjet- Sot pasdite: reshje lokale të dobëta në zonat malore (kryesisht në Jug). Nesër në mbrëmje: në Shkodër reshje lokale të dobëta. Të enjten deri të dielën nuk priten reshje.
Era- Mund të jetë problematike nesër dhe pasnesër: do të forcohet, veçanërisht zonat e larta malore dhe në bregdet (duke shtuar rrezikun për zjarre). Në ditët pasuese ajo do të dobësohet gradualisht.