Home KRYESORE Demostrataxhit!

Demostrataxhit!

Ilir Demalia

Koha po tregon se jemi shterpësuar në këtë aspekt.

Në emisioni Tonight (Sonte në shqip) bëhej një diskutim rreth demostratës së 18 shkurtit nga opozita. Në këtë diskutim në mes Alibeas si partiak, Vangjelit si partiak pa tesër dhe Lela si opozitë e Çilit pas largimit nga Mapo dhe pritjes nga Basha, ishin në sinkronë me kryetarët përkatës, ku jo vetëm nuk thanë asgjë, përveç se një retorike të mërzitëshme të dëgjuar tashmë qindra herë në këto 26 vjet si ato këngët e pijanecëve mbas mesit natës, por me impostimet dhe trashjen e zërit dukeshin shumë qesharak.

Fare i thjeshtë, pa impostim, i qartë në koncepte politike dhe shoqërore, pa pasur nevojë për retorik, por duke treguar se si duhet të funksionojnë institucionet dhe vetë parlamenti, Afrim Krasniqi e bëri treshen, jo vetëm të duken dhe më qesharakë, por edhe injorantë për temën në diskutim si shkak i pa-lirisë tyre të brendëshme dhe varësisë së vasalit që çfaqet në mungesën e integritetit.

Krasniqi ngriti me të drejtë dy pika kryesore:

1. Opozita nuk ka konsumuar fuqitë dhe të drejtat e saj brenda parlamentit aty ku dhe bëhet lufta e forcave politike.
2. Në asnje vend demokratik prlamentarët opozitarë nuk iniciojnë, organizojnë dhe më keq drejtojnë demostrata.

Të mos dihen këto sot nga njerëz që jane marrë kaq vite me politikë dhe gazetari si Alibea, Vangjeli dhe Lela, tregon ose janë njerëz të nënshtruar para kryetarëve përkatës në mënyrë të verbër.

Demostrata e 18 shkurtit do të jetë nje fiasko tjetër e opozitës, pasi tash 26 vjetë shqiptarët megjithëse janë te fjetur dhe nuk reagojnë ndaj qeverive të korruptuara, të inkriminuara, të cilat e kanë sjellë në këtë gjendje Shqipërinë dhe shqiptarët, kanë kuptuar se: zgjedhjet nuk janë zgjidhje për Shqipërine dhe shqiptarët por vazhdim i oligarkisë krimit që ja kanë bërë shqiptarëve jetën mizerje duke i detyruar të largohen nga vendi dhe ta zbrazin Shqipërinë dita-ditës.

Shqipëria do të vazhdojë teë zvarritet dhe më keq si rezultat i sundimit bandave politike shqiptare që kanë mbushur parlamentin, qeverinë, administratën, median, e gjithçka. Kjo për arsyen se ne: megjithëse klithim gjithë ditën ne “intelektualët”, nuk kemi arritur te ngjizim një elitë intelektuale jo-konformiste, me moral, ide dhe dashuri për vendin dhe shqiptarët. Dhe jo vetëm, por koha po tregon se jemi shterpësuar në këtë aspekt.
A do mund të ringrihemi?

Share: