Home KRYESORE Detaje të reja nga takimi Rama – Meta

Detaje të reja nga takimi Rama – Meta

Një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta është duke u zhvilluar në këto momente.

Lapsi.al mësoi se takimi mes krerëve të koalicionit po zhvillohet në selinë e kryeministrisë dhe jo atë të Kuvendit ku shkon zakonisht kreu i qeverisë.

Takimi zhvillohet kur prej disa ditësh po zhvillohet një grevë e opozitës e cila kërkon krijimin e një qeverie teknike dhe kur nga radhët e opozitës janë shtuar zërat që Meta t’i mbështesë.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se takimi mes krerëve të mazhorancës po zhvillohet jashtë axhendës së tyre dhe se ai mund të jetë vendosur në momentet e fundit për shkak të situatës politike./lapsi.al

Share: