Home KRYESORE Diell I zbehtë…

Diell I zbehtë…

Nga Mrike Rafuna

E di …
nuk i ndjenë keqardhjet e mia,
sikur ke mbetur e harruar e aq pak të kujtojmë.

Andërroje ma shumë

për fjalën tënde,
për dheun tënd,
për dashurinë e cila shfaqet përmes syve t’u melankolik;
netëve jetoje mes plehrash ,
e gjumin t’a nxjerrin pickimat e gjarpërinjëve.

Gjithëçka po shkatërrohej para syve t’u të butë,
të cilët heshturazi kërkonin mëshirë.
Por jo në kohën e ç’njerëzisë, s’kishte vënd për mëshirë.

E di…
Toka të cilën aq shumë e deshe,
nuk arriti të thithë gjakun e derdhur ,
shpesh ndihet aroma e tij ,
dhe ne ende jetojmë në ankthin e së keqes.

Nuk është që të harruam,
por kemi frikë se dhe në kujtime,
dhe në mendime
zgjojmë pērbindëshat e sê keqes,
Ishe diell I zbehtë,
por që shkëlqimi yt
ende arrinë të ndihet,

Nuk u dorëzove,
shkruajte me litar në fyt,
për ti dhënë frymë andrrave tua.
Por ne këtej,
ende jemi të humbur.

Share: