Home KRYESORE Dule akuza Ramës: Po bën përpjekje të minosh zgjedhjet

Dule akuza Ramës: Po bën përpjekje të minosh zgjedhjet

Nga foltorja e Kuvendit, ish- aleati i Ramës, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kreun e ekzekutivit për tentativa të minimit të procesit zgjedhor.

Dule u shpreh se kreu i qeverisë Rama nuk ka vullnet për zgjedhje të lira, pasi kërkon të qëndrojë me çdo kusht në pushtet.

“Kreu i ekzekutivit të vendit tonë shkel në mes të ditës rendin Kushtetues që ka për detyrë ta ruajë dhe ta respektojë. Jemi përpara një tjetër perspektive të zymtë. Zgjedhjet po afrojnë. Por çfarë zgjedhjesh?!

Zgjedhje ku ende nuk janë përcaktuar rregullat e lojës. Këtu duket qartë. Ka mungesë vullneti nga kryeministri, i cili për qëllim që të qëndrojë me do çdo kusht kryeministër është në gjendje të minojë procesin e ardhshëm zgjedhor. Shpreson se do të tolerojmë të gjithë ne dhe të gjithë qytetarët lojën e tij”, tha Dule.

Share: