Katër ditë më parë ish-gazetari deputet, Alfred Peza nuk shkoi të dëshmonte në prokurori për pasurinë e tij dhe për këtë arsye, institucioni i akuzës ka vendosur që ta thërrasë sërish.
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar fletë-thirrjen e dytë deputetit që ai të paraqitet dhe të japë dëshminë, se si e ka ngritur pasurinë prej më shumë se 1 miliardë lekësh, shkruan Syri.net.
Deputeti Peza është aksioner i një banke private, të blera me një shumë prej 1.13 miliardë lekësh. Ish-gazetari deputet i Peqinit, ka deklaruar se këto janë para të ardhura nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes.
Por të ardhurat e deklaratat nga Peza, nuk e justifikojnë një kursim të tillë në periudhën për të cilën bëhet fjalë. Për këtë ndaj tij ka nisur dhe hetimi për pasurinë.