Home KRYESORE “Huffington Post”: Donald Lu bën rrëmujë diplomatike në Tiranë

“Huffington Post”: Donald Lu bën rrëmujë diplomatike në Tiranë

Luke Coffey, drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme në Fondacionin “Heritage”, ka publikuar sot një shkrim në prestigjozen “The Huffington Post”, me titullin “SHBA kërkon një politikë të qartë në Ballkan”. Në artikull flitet sidomos për Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit, ku ambasada amerikane është akuzuar nga kryeprokurori Adriatik Llalla për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit dhe ndikimin që ka në këtë seli diplomatike miliarderi Xhorxh Soros.

“HuffPost” shkruan se administrata e re amerikane duhet te monitorjë me kujdes akuzat e bëra nga kryeprokurori Llalla për ndërhyrje të ambasadorit Lu në procese hetimore, si dhe duhet të tregohet e kujdessshme për ëmerimt e ambasadorëve të saj në vendet e Ballkanit.

“Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit President Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar. Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”. theksohet në artikullin e gazetës prestigjoze amerikane”,thuhet në shkrimin e Luke Coffey.

Më tej në shkrim i bëhet jehonë revokimit të vizave nga ambasada e SHBA-së për rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas autorit kjo është një rrëmujë diplomatike dhe Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë.

“Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA , si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.” thuhet në artikull.

Shkrimi vijon më tej me ndikimin e miliarderit Xhorxh Soros në poltikë, kryesisht te Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, ndërsa përmendet edhe pjesëmarrja në dasëm dhe lobimi te Hillary Clinton për ngjarjet e 21 Janarit.

Po kështu theksohet financimi i Fondacionit Soros për shumicën e ndihmave të ambasadës amerikane në Shqipëri, ndonëse shpesh herë ideologjia e tij “progresive” është armiqësore ndaj interesave të SHBA-së, shkruan Luke Coffey.

“Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale ,religjioze e kulturore veçanërisht në vende si Ballkani”, vijon artikulli në “HuffPost”./Marrë me shkurtime nga “HuffingtonPost”, Lapsi.al/

Share: