Nga Meri Cerri Ago
E vërtete, ti kishe ardhur shume kohe me pare brenda meje, kërkoje te me merrje qenjen time, ti jepje fund endrrave dhe diteve te mia plot jete.
Kur dora ime fillon te shkruaj per ty nuk gjen tjeter, pervec se frike ndaj teje, ankth, vuajtje, sakrifice per te larguar pertej meje.
Te tille te perjetova qe ne momentin e pare qe degjova per ty. Mu mbush zemra me trishtim, mu mbush trupi me siklet, mu ngadalësuan hapat e jetës për te qene me e forte.
Vendosa te pranoj qe ti ishe brenda meje, por ti ishe shume e forte për tu përballuar. Nuk njihje mëshire për mua, djalin qe kisha pranë, nenën, bashkëshortin, njerëzit qe me rrethonin, kërkoje te me largoje me çdo kusht, sepse e tille je, merr jete ne me shume se 8.2 milionë njerëz ne vit ne te gjithë planetin tone.
Ty nuk te mjaftonin lotët e te ndjeje keqardhje, nuk te mjaftonin kafshatat e te ndjeheshe e ngopur si edhe nuk te mjaftonin ato pak qeliza por kërkoje një familje te madhe.
Po perse valle u tregove e lige me mua?
Kërkove qe un te mësoj me shume për ty?
Kërkove qe edhe une te ndjej se si mijera njerez kudo ne bote, vuajnë e gjenden papritur përballe nje situate katastrofike, te c’eikulibruar trupore?
Kërkove, aq sa dhimbja me shkoi deri ne palce kur brenda venave te mia u futen shume serume me kimioterapi. Kërkove, sa flokët, vetullat e qerpikët e mi u veniten krejt e prape ty nuk te mjaftoje kjo.
Vendosa qe te verteten tende ta ndaj me njerëzit qe kisha pranë, por ishe edhe me e hidhur nga kjo qe bëra. Kishte nga ata njerëz qe me gjykuan rende se perse te verteten time duhet ta dine te gjithë?
Me gjykuan duke thëne qe un do jem një e sëmure tere jetën, një e “shëmtuar” tere jetën dhe qe me mua ndjenin lodhje e mëshire akoma pa i nisur këtë beteje!
U përula, ndjeva diskriminim mes lotëve e lodhje pa limit. Por prape unë nuk kërkova qe ti te ishe e vërteta qe un te mburresha, thjesht me përulje me te madhe. Ndjeva frike dhe kërkova shume duar te me nxirrnin nga e gjendja psikologjike ne te cilën ndodhesha!
Nje dore e bëra grusht te forte ne zemër e nuk e hapa kurrë per ty , kurse doren tjeter e zgjata per ju, qe te ndjehesha pjese e kurajës tuaj, lutjeve tuaja pa fund e deshires qe me ju gjithë bashke do ia dilja mbane.
Nje mik, mu shpreh qe ” Edhe burrat me te forte janë dorëzuar përballe kësaj sëmundje”, por une kisha ” burrin” brenda vetes, ishte zëri i djalit qe çdo dite priste te bëhesha mire.
Nga mesi i muajit shtator e deri ne 30 Dhjetor 2016 ne qenia e Melit njohu dobësimin me te madh te jetës se saj, ate te ndryshimit fizik, shpirtëror dhe psikologjik e mes gjithë kësaj vuajtje prisja e lutesha pa fund qe do i’a dal mbanë.
E ndodhur çdo dite përballe lutjeve pa fund ne Zotin e Madhëruar, përballe lutjeve e kurajës tuaj, me ne fund ne mesin e muajit dhjetor mjeket me dhanë lajmin e pare te mire, atë te shmangies se ndërhyrjes tjetër kirurgjikale.
Nuk mjaftoi vetëm kjo, une vertete per kater muaj e gjysem bera kimioterapi, por kimio ishte brenda meje, kurse terapia ishte familja qe me qëndroi pranë, ju te dashur miq, te afërm, kushërinj( motra e vellezer te mi) dhe shoqëria ime, qe nga jashte meje, pritet te isha e forte, te gjeja guxim se nje dite mankthi do kaloje.
Ashtu ndodhi nje force e pa fund lindi brenda çdo kufiri qe te keqen mos ta lejoja te me bënte keq. Ishte forca për jetën qe e dua shume. Fale dashurisë per jetën time, fale dashurisë per njerëzit qe me rrethojnë, fale ekipit mjekësor te Onkologjikut Tr, arrita te gjej pa fund forcën se një dite do ju gëzoj me fundosjen e te vertetes sime te hidhur.
Nga sot e tutje po filloj te besoj se kam arritur ti jap fund betejës se pare, tani po arrij te besoj se kanceri qe ndodhej brenda meje është me i vogël se mua.
Arrita te marr akoma gëzim për jetën. Nje pranvere e dyte pres qe jetës sime ti jape serish ngjyra.
Tani dora ime do jete akoma me e lumtur ku ne cdo dite, kërkon tju falënderoje ne dite te gëzuara dhe forte kur ne dite te vështira kërkon ndihme përballe çdo stuhie te jetës.
Mund te them qe u mposht e vërteta e hidhur, por lufta per jetën vazhdon dhe e rëndësishme është qe ta vazhdoj te mbushur me dashuri, gëzim e shprese e te shkuarës ti le vetëm endrren e keqe qe do shërbeje si force e madhe per realitetin qe na pret.
PS: Me foton po kërkoj tu tregoj qe gëzoj shëndet te mire.