Home KRYESORE Porosi, për Protestën e Lulëzim Bashës!

Porosi, për Protestën e Lulëzim Bashës!

Nga Fadil Maloku

Protestat paqësore, nuk janë veç:

– demonstrim pakënaqësie; (statusore, sociale, politike, ideologjike, etj.);
– as veç rebelim; (ndaj padrejtësive, e pakënaqësive të ndryshme);
– as veç shprehje civilizuese; (si nivel emancipimi dhe kulturë ndryshimi paqësorë);
– as akt i arratisjes së vetvetes; (nga problemet ditore)
– as satisfaksion social; (pra. mungesë e aktit të realizimit të vetvetes, grupit, apo komunitetit!)
Protestat, janë më shumë se kaq.
Pra, janë;
– edhe kulturë demonstrimi; (sepse, dëshmojnë paqësimin përmes forcës se konsensusit)
– edhe fabrikë e pakënaqësisë; (sepse, zakonisht restaurojnë frustrimet sociale, politike, ekonomike, etj.)
– edhe formë e shprehjes së rebelimit,(sepse, shpesh mohohen te drejtat e garantuara me ligje te vendit)
– edhe satisfaksion moral e social; (sepse, arrihen ca caqe të synuara paraprakisht nga grupet e ndryshme morale apo sociale)
– edhe akt i arratisjes nga vetvetja; (sepse, pretendojnë largimin nga statuset e inkriminuara sociale, politike, ekonomike, etj. që i “prodhojnë” pushtetet autoritare)
– edhe…

Duke i marr parasysh gjitha këto “përvoja” sociale, politike, ekonomike, etj., që i mesazhojnë protestat në cilësinë e preventives, e shumë herë edhe kurimit, i bie që ato definitivisht pretendojnë çlirimin nga: tëhuajsimi, eksploatimi, segregacioni, e sidomos” pronësimin” e drejtave të tjetrit, përmes fuqisë që e ofron pushteti!

Luli, mund ta rris potencën e protestës së Tij, vetëm nëse e shpërndan mesazhin e frustrimit dhe pakënaqësisë qytetare nëpër gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare…! Ndryshe, duket që simbolika e përdorur për këto dhjetë ditë, do shkoj huq!

Share: