Home KRYESORE U pastruan 2 milionë euro në Shqipëri, në Itali 13 në pranga

U pastruan 2 milionë euro në Shqipëri, në Itali 13 në pranga

Policia italiane në hetim me autoritetet shqiptare kanë zbuluar një skandal financiar që kap shifrën e 2 milionë eurove.

Operacioni është shtrirë në disa qytete italiane, ndërsa janë lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 persona janë arrestuar, 6 janë në arrest shtëpie, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Operacioni kompleks i koduar “Ocean” i nisur në Perugia, zhvillua në bashkëpunim me policinë e Pescara-s, Ankona-s dhe Romës.

Hetimet, sipas mediave italiane nisën në nëntor të vitit 2015 pas një ankese të një biznesmeni të mashtruar dhe nxorën në dritë një aferë kriminale të një bande që pastronte para edhe në Shqipëri.

E ndërsa hetimet vazhdojnë, disa nga aferat mësohet se janë kryer nëpërmjet një llogarie rrjedhëse nga Shqipëria, ku paratë pastroheshin duke u investuar në restorante dhe biznese të tjera.

Grupi kishte arritur të merrte edhe një kredi me vlerë prej 320 mijë euro duke mashtruar edhe një bankë, ndërsa hetimet vazhdojnë në të dy shtetet.

Share: