Muri i godinës së Kryeministrisë është mbushur me mesazhe kundër Ramës.
Një mënyrë e përdorur nga protestuesit e opozitës ka qenë se në murin e Kryeministrisë u shfaqën mesazhe kundër Ramës.
Me një projektor ku slogani është #NgrihemiBashkë, mbështetës të opozitës dërgojnë mesazhet e tyre nga më të ndryshmet. “Të gjitha rrugët të çojnë tek çadra e lirisë tek çadra e gjithë Shqipërisë..” “Bashkohuni o shqiptarë tek Çadra e Lirisë” dërgon dikush mesazh. “O Ram dil në dritare të jap një karafil,” shkruan dikush tjetër