Home KRYESORE Shtyhet sërish seanca, Shullazi nuk shkon në Gjykatë

Shtyhet sërish seanca, Shullazi nuk shkon në Gjykatë

Emiljano Shullazi dhe të dyshuarit si pjesëtare të bandës së tij, bashkë me avokatët e tyre, detyruan gjykatën të shtyje për të 12-ten herë seancën gjyqësore të ballafaqimit dhe pyetjes së dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.

Ky i fundit ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, gati për të dëshmuar, shkruan ABCNews. Por, Emiljano Shullazi nuk u paraqit, për shkak të raportit mjekësor. Ne seance nuk ishin as avokatët mbrojtës, për të cilët Gjykata tha se do t’i kerkoje Dhomës Kombëtare të Avokatisë marrjen e masave disiplinore. Seanca e rradhes u caktua ne 3 mars./lapsi.al

Share: