Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka akuzuar policinë private si përgjegjëse për grabitjen e disa bankave të ndodhura në vend. Gjatë takimit me SHPFSF për problematikën në këtë sektor, ministri Tahiri u shpreh: “Janë vjedhur banka dhe kompanite private nuk kanë permbushur detyrimet”.
Një prej vjedhjeve më spektakolare është ajo e Rinasit, ku u morën të paktën 1 milionë euro siç thuhet zyrtarisht. Kritika për këtë grabitje pati edhe ndaj policisë së shtetit, e cila ka përgjegjësinë për ruajtjen e aeroportit jashtë rrethimit të tij.
Tahiri foli dhe per rrogat e uleta qe marrin punonjesit e kesaj Policia dhe premtoi se do beje ligjin e duhur qe te mos kete polic privat me rroge me te ulet se 33.000 leke te rinj.