Home KRYESORE VIDEO/ Arrogancë dhe fyerje. Rama, Ilva Tares: Nga ju i pranoj ‘goditjet...

VIDEO/ Arrogancë dhe fyerje. Rama, Ilva Tares: Nga ju i pranoj ‘goditjet poshtë brezit’…

Nuk ka kaluar pa thumbime intervista e kryeministrit Edi Rama në emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare. Kreu i qeverisë dhe gazetarja u përplasën mbi atë se cili përfaqësonte interesin publik në këtë intervistë. Rama ironizoi me një nga pyetjet e Tares, e cila i kërkoi të mos bënte komente mbi to, por të jepte përgjigjje, pasi ishin në interes të publikut, të cilin ajo po e përfaqësonte në këtë emision.

Por kryeministri, ndoshta siç flet nëpër fjalime në emër të 1 milionë votave, tha se ishte ai që përfaqësonte publikun, ndërsa gazetarja, sipas tij, përfaqësonte pronarin e televizionit ku ajo punonte, deklaratë kjo që do ta kishte zili edhe presidenti amerikan Trupm, që ka hyrë në armiqësi të hapur me disa media (video 2 më poshtë në lapsi.al).

Ilva Tare: Agjencia ruse Sputnik u ka akuzuar ju si njeriu që rrëzoi Gruevskin. Keni pasur qëllim që të mos lejoni Gruevskin për marrjen e pushtetit në Maqedoni?

Edi Rama: Kjo është një pyetje sa vlen sa 40 të mëparshmet.

Ilva Tare: Mos vlerësoni nivelin e pyetjeve. Nuk ju kemi thirrur për këtë.

Edi Rama: Unë bëj vlerësimet e mia…

Ilva Tare: Unë përfaqësoj publikun

Edi Rama: Unë përfaqësoj publikun, ju përfaqësoni pronarin.

Debati mes tyre vijoi teksa gazetarja e thumboi sërish. Ajo i vuri në dukje që nuk ishtë më dinamik si në intervistat e mëparshme, ndërsa Rama fajësoi sërish pyetjet. Kjo e detyroi drejtuesen e emisionit t’i kujtojë se ai ka humbur pasionin kur flet tani për problemet e shqiptarëve, pasi sheh vetëm pjesën e tij (video 1 në lapsi.al).

Tare: U deshën pyetjet e rajonit që z.Rama të ishte më energjik, më pasionant për ato që thoni. Ka të bëjë kjo me idenë që ju doni të silleni si lider rajonal. Doni të keni një rol përtej kryeministrit të Shqipërisë?

Rama: Kam përshtypjen që kjo është një pyetje që ju duhet t’ia bëni vetes dhe jo mua, sepse të ketë një përgjigje interesante duhet të ketë pyetje interesante.

Tare: Jam e sigurt që pyetjet kanë qenë interesante…

Rama: Kjo siguri do t’ju pengojë që në intervistën e ardhshme unë të jem dinamik nga fillimi deri në fund…

Tare: Ose ju keni humbur pasionin kur flisni për Shqipëridhe dhe problemet e shqiptarëve…sepse shihni vetëm pjesën tuaj dhe ajo çfarë ju duket si kritike doni ta injoroni ose të mos keni dëshirë për t’u përgjigjur.

Rama: Ishte goditjen nën brez, megjithatë nga ju e pranoj.

Media

Share: