Në emisionin “N’Kosovë Show” të Shpëtim Deskut ka qenë e ftuar Xhesika Ndoj, por gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë. Sapo është ulur ajo i ka thënë moderatorit se ka ftohtë dhe ka afruar duart tek goja për t’i ngrohur me frymëmarrjen e saj.
Ndërsa më pas moderatori e ka ngacmuar duke i thënë se si e ka bërë fëmijën, kur nuk ka qenë e martuar. Ndërsa Xhesika ka thënë se nuk ka as gjimnaz, pasi u lidh me personin që është sot babai i vajzës dhe më pas u nda me të dhe më pas nisi shkollën, por e la në gjysmë gjimnazin.
“E kam bërë për qejfin tim” ka thënë Xhesika, duke i kërkuar prezantuesit që të mos e pyesë më për këtë.
Një pyetje tjetër ka qenë për “pirsing” që këngëtarja ka në hundë:
“Kam 12 vite që e kam vënë dhe vrima është ashtu siç është zhvirgjëruar para disa viteve”, është përgjigjur Xhesika.
Ndërsa për puthjet me femrat, ajo ka thënë se ka puthur dhe Kallashin dhe këtë e ka bërë tek Çani për spektakël dhe se nuk është lesbike dhe këtë e vërteton edhe vajza që ka.
Prezantuesi i kërkon që të këndojë “live”, por Xhesika i thotë se ka zbardhur dhëmbët dhe se nuk mundet që të këndojë. Por, moderatori ka insistuar duke i thënë se edhe me një dhëmbë të ishte, prapë do të këndonte.
Ka patur një moment që moderatori i ka bërë një lojë këngëtares, i ka thënë se emisioni mbaroi, ajo është ngritur dhe ka filluar ta shajë për pyetjet që i ka bërë, ndërsa ai insiston që ajo të këndojë, përgjigja e këngëtares ka qenë se në Shqipëri është respektuar më shumë.
Nga minuta e 58-të mund të dëgjoni intervistën e saj, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës e mbushur me tension dhe fjalës e Xhensilës “Kam ftohtë”.
“Faleminderit për shakatë e tepërta që bërë, disa gjëra që u bënë këtu duhet të hiqen”, ka thënë në fund këngëtarja, ndërsa moderatori i ka uruar që të ngrohet kudo që të shkojë, pasi kaq ishin mundësitë e studios.