Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani.
Kreu i demokratëve mbremjen e djeshme tha se Presidenti Nishani, ka vepruar “në lartësinë kushtetuese”. Sipas tij, “vetëm intrigantët dhe miopët e lexojnë ndryshe këtë qëndrim të presindentit”.
Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën. Për Bashë, ky dialog duhet të ketë vetëm një qëllim, qeverisjen teknike.