Home KRYESORE Basha ti tregoi gjithshka amerikanëve!

Basha ti tregoi gjithshka amerikanëve!

Nga Ylli Dylgjeri

Nëse Rama doli lakuriq në plazh, aty ku edhe dilet, Basha duhet tu dalë lakuriq amerikanëve!!!
Tu tregojë gjithshka.Të mirë, e të ligë.Të tijat e të botës. Ai po shkon për mbrojtje e mbështetje në SHBA dhe Avokatit i thuhet e verteta. Ai e di pastaj si e bën mbrojtjen- thotë një filozof i së drejtës.

Mu kujtua kjo këshillë për Bashën, pasi lexova kujtimet e të madhit Çërçill. Në librin e Tij me kujtime rreth udhëtimit të parë drejt USA, në kuadrin e bisedimeve për krijimin e frontit të përbashkët antinazist, (Lufta 2-te botrore). Në udhëtim Çërçilli shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Londër. Udhëtimi bëhej me det, me transoqeanikun Queen Elisabete.

Në marrëveshje me ambasadorin amerikan për ta bërë udhëtimin sa më atraktiv kishin vendosur të pinin çdo pasdite në kuvertë çajin apo whisky-n e pëlqyer. Kështu u bë. Por…pas këtij rituali, në ditën e tretë Çërçilli nuk del në kuvertë sipas orarit të fiksuar. Ambasadori shqetësohet dhe shkon në dhomën e Çërçillit. Troket dhe pret…por ku hapet dera sheh që i del përpara Çurçilli nudo.

Uaaaauuuu!!!
Si jeni Ser? – e pyet ambasadori.
Mirë- përgjigjet Çërçilli (Ai e kish zakon të flinte i zhveshur)
-Po pse kështu?
-Amerikanëve, Ne britanikët i tregojmë gjithshka.

Sigurisht, ky ishte humori i oratorit brilant Çërçill.

Të vërtetën amerikanëve edhe po s’ja e treguan Ne, na e tregojnë Ato.

Share: