Home KRYESORE Bli vendin e punes!

Bli vendin e punes!

Nga Blerta Haxhiaj

Që në kohërat e hershme sipas rrëfimeve mitologjike dhimbja u nda mes mashkullit dhe femres në dy kategori: femra duhet te përjetoje dhimbjet e lindjes ndersa mashkulli duhet te mbajë barrën e punës.

Kjo është si pasojë sepse shkelën rregullat në kopshtin e Edenit. Si nga shprehjet më të dëgjuara është kjo ‘punë’, ndonjëherë ajo bëhet edhe e padiferencuar, e pakuptuar dhe shumë komplekse. Puna në gjuhën e shkencës paraqet veprimtarinë e njeriut në përgjithësi, mandej vijnë nëndarjet e saj të shumëllojshme.

Në epokën e Homerit puna fizike është konsideruar si veprimtari jo e denjë për aristokracinë dhe luftëtarët. Aristoteli thotë: “Jeta është praxis (veprim) dhe jo poiesis (prodhim)”, mirëpo në ditët e sotme shikohet vetëm prodhimi si me veprim si pa veprim.

Dallimi mes kohës së lirë dhe punës, në kohët e hershme, është shumë fondamentale dhe konsiderohet si parakusht për veprimtari shkencore dhe teorike, tipike për një jetë kontemplative e kundërt me jeten aktive apo fizike.

Sipas Hanna Arend prodhimtaria dhe veprimi janë të njëjta me punen dhe të lidhura me domosdoshmërinë ku puna lirohet pak nga përbuzja Antike. Në nocionin modern të punës janë shumë kategorizime por bazamenti është te prodhimi, kemi punë fizike; pune mendore; punë shpirtërore; punë duke qëndruar kot; kjo e fundit ndikon negativisht ne konstituimin e shoqërisë sepse formësimi në vend të progresionit është regresioni.

Më Locke (loqka) ‘fillon historia e nocionit modern të punës’. Fichte e çliron nocionin e punës nga domethënia negative dhe paragjykimet duke i dhënë një funksion civilizues. Të punosh nuk është turp.  Hegeli e barazon punën me veprimtarinë  ku subjekti modern shfaqet si demiurg i botës njerëzore.

Njeriu është prodhues i vetë botës së tij duke u munduar të pavarësohet nga forcat e jashtme, natyra mund të mposhtet vetëm nëse nënshtrohet, kjo mund të arrihet me pranimin e rëndësisë shoqërore të punës. Puna është edhe si burim i pronës sepse përmes saj si veprimtari caktohet prona, që tashmë prona karakterizohet nga blerja. Duhet të blesh pronen që ta punosh pronës. Ajo luan rol në ekonomi është kategori kryesore e saj duke u manifestuar me migrimet e përkohshme të individeve.

Shprehja Cogito Ergo Sum e përkthyer në ditët e sotme që është pak krize për vende të punës është Punoj pra jam. Duke mos diskriminuar personat punëtorë justifikohet blerja e punës. Nëse për një vend të punës duhet paguar një sasi parash, ato shlyhen përmes taksave që paguhen për të siguruar një shërbim sa më cilësor për jetësën, që në mënyrë indirekte kompensohen përmes punës. Privatja dhe publikja janë të prirura për një taksimetri të pashmangshme.

Njeriu gjithmonë i hap punë vetës. Njeriu jeton nga puna prandaj përtaci është i priviligjuar sepse rrnon nga puna e të tjerëve. Hegeli jep alegorinë e padronit dhe të shërbëtorit, ata janë të lidhur domosdoshmërisht nga puna e njëri – tjetrit apo nga ekzistenca e njëri – tjetrit. “Krahas të gjitha transformimeve të cilat i ka përjetuar puna më përsosjen, automatizimin dhe robotizimin e vet, mandej me transformimin e proçesit të punës në proçes shkencor (përkatësisht me faktin se ajo merr karakter shkencor), si dhe me reduktimin dhe eliminimin e saj, ajo megjithatë mbet kusht i ekzistencës së njeriut, formë e vetme e realizimit dhe e dëshmimit të forcave krijuese për shumicën e njerëzve në globin tokësor”(R.M) Me ekzistimin dhe kushtëzimin për jetesën është edhe kushtëzimi për punën. Teknologjia vetëm sa e lehtëson proçesin e punës, duke mos tentuar t’ia humbe kuptimin origjinal të saj. Gjithmonë ankohemi se ose kemi punë ose nuk kemi punë! kemi lënë punë pa bërë, skemi lënë punë pa bërë. Bli vendin e punës nuk duhet të marrë konotacione negative sepse në realitet oferta – kërkesa janë relative. Nga obligimet e shtetit që duhet të të japë punë ndryshon në Bli vendin e punës.

Share: