Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta u takuan dje kokë më kokë, duke konsumuar së bashku kafen e mëngjesit. Nderkohe qe kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamenti, Meta, të premten kishin anuluar takimin e përjavshëm në Vilën qeveritare Nr.30, ku takohen edhe në shoqërinë e ministrave, sic edhe shkruan “Panorama”.
Dje, Rama dhe Meta kanë zgjedhur periferinë e Tiranës për të diskutuar kokë më kokë për të ardhmen e koalicionit dhe për situatën e ngërçit politik të krijuar nga protesta 30-ditore e opozitës dhe te tilla takime ku nuk kerkohet prania e Medias zakonisht janë vendimmarrëse.
Stafet mediatike pranë Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit kanë konfirmuar zhvillimin e takimit në ambientet e “Sofrës së Ariut”, por nga ky takim nuk është zbuluar asnjë detaj nga ana e tyre qe me siguri nuk i njohin akoma detajet e verteta.
Gjithesei, pjesë e diskutimit besohet të ketë qenë dhe votimi i katër ministrave të rinj, ndër të cilët më i diskutuari emri i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm dhe zevendesues i Saimir Tahirit.
Burime pranë LSI-së bënë të ditur per 360grade.al se zgjedhja e Xhafajt për një post të rëndësishëm, siç është Ministria e Brendshme, nuk pritet të kalojë “paq”, nëse ai do të dekretohet nga Presidenti Nishani.